Trendi i bluzave për vjeshtën/ Ja sugjerimet e vajzave të njohura (FOTO) – AlpeGossip
Trendi i bluzave për vjeshtën/ Ja sugjerimet e vajzave të njohura (FOTO)

Trendi i bluzave për vjeshtën/ Ja sugjerimet e vajzave të njohura (FOTO)

Temperaturat kanë filluar të ulen dhe ka ardhur koha që bluzat e trasha e me krahë ta gjata të nxirren nga garderoba. Gjatë kësaj kohe më së shumti kërkojmë të ndihemi ngrohtë dhe komod, por dhe stilin nuk mund ta lëmë pas dore. Për çdo trend të ri, ju e dini shumë mirë se mund të drejtoheni tek personazhet e njohur dhe për të marrë sugjerimet e duhura. Këtë vjeshtë duket se më së shumti do të jenë trend golfet. Meghan Markle dhe Gigi Hadid kanë provuar se golfet mund të duken shumë bukur jo vetëm me pantallona, por edhe me fund. Gjithashtu do të vazhdojnë të jenë në trend bluzat e shkurtra sportive, që rrinë bukur në trupin e gjithkujt. Ndërsa nëse doni të ndiheni totalisht komode duhet të zgjidhni bluzat e gjera. Megjithatë përveç këtyre të përmendura më sipër, vajzat e njohura na kanë prezantuar edhe me disa stile të tjera bluzash, ndaj ju mund të zgjidhni njërën që pëlqeni më së shumti.

 J