PAS TENSIONEVE ME WILLIAM/ Harry dhe Meghan largohen nga Kensington Palace – AlpeGossip
PAS TENSIONEVE ME WILLIAM/ Harry dhe Meghan largohen nga Kensington Palace

PAS TENSIONEVE ME WILLIAM/ Harry dhe Meghan largohen nga Kensington Palace

Duka dhe Dukesha e Sussex do të braktisin shtëpinë e tyre në Londër për t’u zhvendosur në Frogmore Cottage në Windsor ku do të rrisin fëmijën e tyre të parë vetëm.

Harry dhe Meghan aktualisht jetojnë në Nottingham Cottage me bazë në Kensington Palace. Por, pavarësisht rinovimit të ndërtesës që kushtoi 1.4 milionë paund muajin e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex do të zhvendosen diku tjetër për të jetuar.

Frogmore Cottage, një dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghan, ofron një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi, krahasuar me dy që kishin në Nottingham Cottage. Kjo ndërtesë është është pjesë e pasurisë ku Mbreti Edward VIII dhe gruaja e tij Wallis Simpson janë varrosur.

Wallis ishte gruaja e parë e divorcuar që u bë pjesë e familjes mbretërore pas martesës me Mbretin Edward VIII, i cili pas skandalit, u detyrua të hiqte dorë nga froni në vitin 1936.

Meghan, 37 vjeç dhe Harry, 34 vjeç, thuhet gjithashtu se duan të qëndrojnë sa më larg nga William dhe Kate, të cilët jetojnë në një apartament me 20 dhoma brenda Kensington Palace. Thuhet se mes vëllezërve ka një lloj tensioni dhe largimi do t’u  bëjë mirë të dyja palëve.