“ËSHTË I SHKATËRRUAR”/ Zbulohet reagimi i reperit të njohur pas vdekjes së ish gruas – AlpeGossip
“ËSHTË I SHKATËRRUAR”/ Zbulohet reagimi i reperit të njohur pas vdekjes së ish gruas

“ËSHTË I SHKATËRRUAR”/ Zbulohet reagimi i reperit të njohur pas vdekjes së ish gruas

Aktorja dhe modelja, Kim Porter, ndërroi jetë të enjten në moshën 47-vjeçare, pasi tha se po luftonte me gripin që u shndërrua në pneumoni.

Ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy është i shkatërruar nga ky lajm.

Sipas “People”, 49-vjeçari mbajti një marrëdhënie shumë pozitive me ish-gruan e tij.

“Diddy është i shkatërruar dhe i shokuar. Ai dhe Kim ishin shumë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë kur marrëdhënia e tyre romantike përfundoi”, tha burimi.

Sipas burimit, Diddy besonte se ishin ende një familje. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten, por shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar.

Porter dhe Diddy ishin të lidhur për 13 vite. Ata kanë tre fëmijë bashkë, binjaket Jessie James dhe D’Lila, 11 vjeçe dhe djalin 20-vjeçar Christian.