PREJ 20 VITESH NË TELEVIZION/ Gazetarin e njohur shqiptar e pushojnë nga puna - AlpeGossip
PREJ 20 VITESH NË TELEVIZION/ Gazetarin e njohur shqiptar e pushojnë nga puna

PREJ 20 VITESH NË TELEVIZION/ Gazetarin e njohur shqiptar e pushojnë nga puna

Ai i ka shoqëruar të gjithë dëgjuesit e “Radio Dukagjini” për 20 vite me radhë, mirëpo ditën e sotme, gazetari Arben Rexhepi është pushuar nga puna nëpërmjet një emaili në të cilin nuk i shpjegohen arsyet e largimit.

I indinjuar për mënyrën e largimit nga puna dhe mosvlerësimin e punës së tij të palodhur për 20 vite, Rexhepi ka publikuar në profilin e tij në Instagram bisedën në email ku i njoftohet largimi dhe ka shkruar një status të gjatë në lidhje me situatën e krijuar.

“Te dashur miq
Po e ndaj me ju nje lajm dhe nje histori 20 vjecare te suksesit mundit dhe sakrifices! E cila u shembe me nje email pa asnje lloje arsyeje!
Ishte viti 1999 kur i sapokthyer nga lufta clirimtare e vendit, ne nje radio te vogel me bateri qe e kisha dhurat nga nje shok i luftes degjova shpallje te konkuresit per gazetar. Aplikova, u pranova dhe u beme nje staf i ri: Linda,Feimi. Xheni, Arberi, Tini, Fitimi, Meti,wShpresa, Flora, Oresti, Venera,Lindi, Erolli, Samiri,Besniku, Arta dhe shume te tjere qe jane e nuk jane me pjese e stafit, nder ta edhe Ervin Behluli ( bashke-lutetare por ne zona te ndryshme).
Rrugetuam se bashku ne formen me te ndershme te mundur e cila edhe rezultoi me suksesin nga radio lokale ne ate nacionale dhe radion me te degjuar ne vend, ishte merite e perbashket e jona e sakrifices e mundit ku bashkarishte me perkrahjen e degjuesve ane e mbane trojeve shqipetare sjellem korrektesisht lajmin, kengen, informaten e buzeqeshjen. Rrugetuam per shume vite. Deri sot, kur mua dhe Ervin Behlulit na erdhi nje email se nuk jemi me pjese e ketij rrugetimi! Aspak e ndershme nga ana e udheheqese te cilet nuk e din historine 20 vjeqare te djerses se puntoreve, nuk e din si eshte ta ngrisesh nje medium ne piken me te larte, nuk e din sepse e gjeten te gatshem dhe me hapa te shpejte po e RRENOJNE. ( nuk po permend emra pa emer, i shifni dhe jeni te njohur me keta shkaterues).

Duke ju falenderuar kolege te rrugetimit tone dhe te gjithe juve degjues, ju jam mirenjohes perjete per perkrahjen tuaj ne gjithe keto vite.

Respekte per degjuesit do te jemi bashke. Arben Rexhepi.” – ka përfunduar ai.