RA ME MAKINËN E SAJ NË LUMË/ Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme – AlpeGossip
RA ME MAKINËN E SAJ NË LUMË/ Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme

RA ME MAKINËN E SAJ NË LUMË/ Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme

Këngëtarja e famshme rumune, Anca Pop ka humbur jetën pasi ra me makinë në lumë.

Autoritetet zbuluan trupin e 34-vjeçares brenda makinës së saj të zhytur në lumin Danub në Rumaninë jugperëndimore.

Policia nisi kërkimet për këngëtaren, pasi motra e saj lajmëroi se Anca  nuk kishte ardhur në shtëpi të dielën.

Nuk është ende e qartë se si makina e ssaj ra në lumë ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e vdekjes.

Vdekja e papritur e këngëtares erdhi vetëm 2 vite pasi lëshoi albumin e saj të vetëtitulluar Anca Pop.