NGA LAURA PAUSINI TEK ALESSANDRO CATTELAN/ Kush janë tre prezantuesit e “Eurovision”? – AlpeGossip
NGA LAURA PAUSINI TEK ALESSANDRO CATTELAN/ Kush janë tre prezantuesit e “Eurovision”?

NGA LAURA PAUSINI TEK ALESSANDRO CATTELAN/ Kush janë tre prezantuesit e “Eurovision”?

Kur vjen një ofertë si moderimi i “Eurovision”, kush do ta refuzonte?! Secili ka arsyet e veta për t’iu përgjigjur ‘po’ një ftese kaq të rrallë. Dhe tre prezantuesit e këtij viti nuk bëjnë përjashtim.

Alessandro Cattelan, Laura Pausini and Mika janë treshja e përzgjedhur për të moderuar në Turin tre mbrëmjet e mëdha të muzikës evropiane.

Laura Pausini është, për momentin, ndoshta artistja italiane më e vlerësuar në botë. Në vitin 2021, ajo fitoi katër Latin Grammy, një çmim Grammy, një Golden Globe dhe mori një çmim historik Oscar (për këngën e parë të kënduar tërësisht në italisht që u nominua) përpara se të performonte “Io sì” (Seen).

Laura performoi këngën e saj të fundit Scatola (nga filmi Piacere di Conoscerti) gjatë Sanremos. Me Laurën është Alessandro Cattelan i cili këtë vit feston 20 vjet në ekran.

Si krijues dhe prezantues i shfaqjeve, mbrëmjeve argëtuese dhe formateve të shumta, Alessandro është ndoshta më i njohur për organizimin e Total Request Live, Le Iene dhe X Factor (Itali).

Dhe formacioni kompletohet me Mika-n.
Që nga kënga e tij debutuese Grace Kelly (2007), kantautori libanezo-britanik ka shijuar një karrierë pa barriera artistike të vendosura nga zhanri, gjeografia apo pritshmëritë shoqërore. Pas Eurovisionit, ky yll eklektik i popit do jetë në turne nëpër Amerikën e Veriut përpara se të vazhdojë nëpër Evropë dhe Itali.

Në konferencën për shtyp para gazetarëve Laura pranoi se do ta shijojë këtë eksperiencë si fanse, po aq sa do të shijojë përvojën si prezantuese.

“Ishte një udhëtim intensiv, por doja të isha në të sepse është shumë emocionuese, diçka shumë e re për mua. Ky është një konkurs që mund të na ndihmojë të mbajmë kontakt me tingujt evropianë dhe të promovojmë unitetin.”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër Mika u shpreh: “Ne e kemi punën më pak të vështirë, krahasuar me artistët që duhet të prezantojnë veten dhe këngët e tyre. Mund të flasim, të qeshim dhe të argëtohemi. Muzika është një mjet që bashkon dhe është gjithashtu diçka që artistët mund ta përdorin për të treguar se si janë të gjithë kaq të ndryshëm. Është e mahnitshme të shohësh gjithë këto kultura të ndryshme dhe gjithë këta tinguj të ndryshëm dhe të gjithë mund të ekzistojnë në të njëjtën skenë. Diversiteti është diçka që është vërtet e jashtëzakonshme për t’u parë dhe kaq frymëzuese.”

Nuk mund të mohohet se nga tre drejtuesit me më shumë përvojë, është Alessandro Cattelan. Por edhe ai e di mirë shkallën e asaj që sapo ka marrë përsipër. Pavarësisht ndryshimit në përvojë, Alessandro e sheh veten dhe kolegët e tij si në të njëjtin nivel aftësish për të moderuar festivalin evropian. Dhe kjo është kryesisht për shkak të qasjes së tyre ndaj tij dhe faktin se kjo qasje lidhet me thelbin e vetë Eurovisionit.