“UNË DHE KRID…”/ Elgiti i dedikon Kleas fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“UNË DHE KRID…”/ Elgiti i dedikon Kleas fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO)

“UNË DHE KRID…”/ Elgiti i dedikon Kleas fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO)

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Ditën e sotme, prezantuesja feston ditëlindjen e saj dhe urimin me fjalët më të ëmbla padyshim e mori nga partneri i saj i zemrës. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, producenti e ka uruar kështu Klean.

Gëzuar Ditëlindjen Mama! Unë dhe Krid të duam shumë!  

 

Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.

Vetëm para pak kohësh, djali i tyre Krid festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi që t’i bënte një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas.