PAS SUKSESIT TË PREMIERËS SË “2 GISHT MJALTË”/ Ermali e nis ditën me fjalët më të ëmbla për Amin – AlpeGossip
PAS SUKSESIT TË PREMIERËS SË “2 GISHT MJALTË”/ Ermali e nis ditën me fjalët më të ëmbla për Amin

PAS SUKSESIT TË PREMIERËS SË “2 GISHT MJALTË”/ Ermali e nis ditën me fjalët më të ëmbla për Amin

Pas suksesit të premierës së filmit ‘2 Gisht Mjaltë’ ditën e djeshme, Ermal Mamaqi ka publikuar një foto me partneren e tij, Amarda Toska, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla. “Suksesi im më i madh”, shkruan Ermali krahas fotos ku dyshja duket mjaft në formë.

Kjo nuk është hera e parë që Ami dhe Ermali bëjnë dedikime të tilla në ‘Instagram’, pasi në çdo sukses të tyre ata kanë treguar se janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.

Kujtojmë se komedia ‘2 Gisht Mjaltë’ pati të ftuar nga bota e ‘showbiz-it’, biznesit dhe jo vetëm. Në premierën e tij nuk munguan as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.