“KUSH E DREJTON MË MIRË PËR’PUTHEN BORA APO NEVINA?” Habit me përgjigjen Ina Kollcaku, ja kë zgjedh ajo më të mirën – AlpeGossip
“KUSH E DREJTON MË MIRË PËR’PUTHEN BORA APO NEVINA?” Habit me përgjigjen Ina Kollcaku, ja kë zgjedh ajo më të mirën

“KUSH E DREJTON MË MIRË PËR’PUTHEN BORA APO NEVINA?” Habit me përgjigjen Ina Kollcaku, ja kë zgjedh ajo më të mirën

Që “Për’puthen” është kthyer në një fenomen kjo dihet tashmë. Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësive që ka shkaktuar të publiku, ky emision po merr vëmendje të shumtë prej mujash.

Kujtojmë se fillimisht ky program erdhi si rubrikë e “E diell” sezonin e kaluar televiziv dhe moderohej nga Nevina Shtylla me opinionist Olti Currin.

Pas suksesit që pati, u vendos të vinte më vete duke u transmetuar çdo ditë në orën 18:00. Përveç fashës së orarit, në shtator erdhi edhe me një moderatore tjetër, Bora Zemani dhe po ashtu një opinionist tjetër Arjan Konomi.

Ditët e fundit lart e poshtë thuhet se emisioni do transmetohet sërish të dielave në vend të “Portokalli”, por nuk ka ende një vendim zyrtar.

Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” ishte e ftuar Ina Kollçaku, ish-pjesëmarrëse në sezonin e parë të “Përputhen”, e cila kohët e fundit është pjesë e “Rrethi katror”, në ‘E diell’.

Ina u vendos në një lojë, ku i duhej të zgjidhte se cila është një moderatore më e mirë për “Përputhen”, Nevina Shtylla apo Bora Zemani.

Ndoshta suprizë për shumicën prej nesh, por Ina ka zgjedhur Borën.

Sakaq, ajo ka folur edhe për ndarjen nga Geri, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”, duke treguar nuk “përputheshin” dhe kishin interesa të ndryshme.

Shpërndaje