DIKUR NUK LEJOHEJ TË…/ Pse disa vajza flasin si bebe – AlpeGossip
DIKUR NUK LEJOHEJ TË…/ Pse disa vajza flasin si bebe

DIKUR NUK LEJOHEJ TË…/ Pse disa vajza flasin si bebe

Me siguri njihni dikë, ose keni parë dikë që flet dhe shkruan si bebe. Fiksh shi fashin bebet e logla. Keni pyetur veten pse, keni uruar t’i japë fund kësaj marrëzie, por jeni tunduar dhe vetë ta përdorni këtë zë prej vogëlusheje.

Sociologia Anne Karpf ka shkruar një libër të tërë mbi zërin e njerëzve dhe se si nuk varet nga anatomia aq shumë sa besonim. Ne e përdorim zërin për të përcjellë statusin, fuqinë, pasurinë – zëri ndikohet nga shoqëria. Zërat e grave janë trashur përgjatë 40 viteve të fundit dhe në shtetet e përparuara, janë më të ngjashëm me zërat e burrave.

Të gjithë ne kemi zëra të ndryshëm – një për shefin, një për prindërit, një për partnerin etj., etj. Dhe kalojmë nga njëri zë te tjetri ndonjëherë pa vetëdije për t’u dukur më të fuqishëm, për të kërkuar mbrojtje a vëmendje.

Vajzat dhe gratë që flasin si bebe ndikohen rëndshëm nga presioni shoqëror për të mos prekur dhe/ose kërcënuar egon mashkullore.

Zërat e grave janë konsideruar gjithmonë të papëlqyeshëm. Dikur, gratë nuk lejoheshin të flisnin në kishë, se mos u shkaktonin burrave ndjesi të papastra. Gjithashtu, nuk preferoheshin si folëse lajmesh sepse mbartnin shumë emocion.

Zërat e grave janë parë gjithmonë në lidhje me dëshirën që zgjojnë te burrat dhe jo në lidhje me çfarë duan të shprehin. Një bebe nuk ka fuqi në shoqëri, nuk ka fuqi ekonomike, nuk ka seksualitet. Prandaj flasin kështu, për të mos intimiduar në asnjë lloj niveli burrin para tyre.

Sipas Karpf, nuk duhet të gjykojmë gratë dhe vajzat që flasin si bebe, por shoqërinë që i detyron, në subkoshiencë, ta zgjedhin këtë lloj zëri. Sidoqoftë, fakti që ky fenomen po diskutohet është shenjë progresi.

Përshtatur nga The Guardian