RONELA I DEDIKOI KËNGË/ Habit Zerka: E kam gocë teze…(FOTO) – AlpeGossip
RONELA I DEDIKOI KËNGË/ Habit Zerka: E kam gocë teze…(FOTO)

RONELA I DEDIKOI KËNGË/ Habit Zerka: E kam gocë teze…(FOTO)

Prej javësh tashmë në mediat rozë është komentuar gjatë marrëdhënia mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës. I ftuar në një intervistë në ‘Prive’, Zerka deklaroi se mes tij dhe Ronelës kishte marrë fund çdo gjë dhe se ai e ka pasur shumë xhan.
Mirëpo, i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Trokit”, këngëtari bëri lëmsh rrjetin teksa tha se historia me Ronelën vazhdon dhe se ata janë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. Ndërkohë që Ronela nuk ka reaguar fare lidhur me këto lajme, pak ditë më arë publikoi këngën e saj të re ‘Pa dashni’, ku shumë fansa aluduan se ishte një dedikim për Zerkën pas ndarjes.

Megjithatë i ftuar së fundmi tek emisioni ‘Wake up’ Young Zerka nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me Ronelën. Teksa Ori Nebilaj i ka kërkuar të tregojë se çfarë e ka Ronelën, Zerka ka thënë se e ka gocë teze.“E kam gocë teze. (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë Zerka u lidh Zerka u zgjidh. Jemi shok shoqe, koleg shumë të mirë.” , ka thënë ai teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë shumë.