DEBATET E SHUMTA/ Arditi: Donaldi ka shkelur kontratën e ”Vëllait të Madh” – AlpeGossip
DEBATET E SHUMTA/ Arditi: Donaldi ka shkelur kontratën e ”Vëllait të Madh”

DEBATET E SHUMTA/ Arditi: Donaldi ka shkelur kontratën e ”Vëllait të Madh”

Gjatë kësaj jave, debati më i rëndë i javës ishte ai mes Donaldit dhe Ilirit.

Ky konflikt agravoi tepër në ofendime dhe ngritje zëri, gjithashtu duke rënduar gjendjen emocionale edhe të banorëve të tjerë.

Pas përballjes së tyre, ishte Arditi ai i cili ka ngritur edhe një akuzë serioze ndaj Donaldit.

Ai ka pretenduar se banori në fjalë ka shkelur pika të rëndësishme të kontratës me ‘’Vëllanë e Madh’’.

‘’Toni i zërit, fjalët ofenduese dhe presioni psikologjik mendoj se janë kundër kontratës dhe Donaldi besoj se mund të quhet një shkelës i asaj kontrate. Siç mu tërhoq mua vërejtje, duhet t’i tërhiqej edhe atij’’,- tha ai.

Sigurisht që këtë akuzë Donaldi nuk e pranoi duke thënë se nuk ka asnjë qëllim tendencioz ndaj banorëve, por nga ana tjetër pranoi se në debate përfshihet tepër emocionalisht.