DITA E PARË E SHKOLLËS/ VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët e tyre (FOTO) – AlpeGossip
DITA E PARË E SHKOLLËS/ VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët e tyre (FOTO)

DITA E PARË E SHKOLLËS/ VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët e tyre (FOTO)

Ditën e sotme arsimi para universitar ka nisur vitin e ri shkollor dhe të gjithë fëmijët të gëzuar kanë marrë çantat me libra mbi shpinë.

Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend ditën e parë të shkollës, por të gjithë e dinë sa e rëndësishme është ajo për një fëmijë, sidomos kur shkon në klasë të parë.

Përpos fëmijëve një gëzim të madh përjetojnë edhe prindërit, të cilët shohin se si fëmijët e tyre hedhin hapat drejt rrugës së dijes. Këtë moment emocionues prindërit VIP nuk kanë dashur ta humbasin duke lënë pas çdo angazhim, vetëm për të mos munguar në ditën e rëndësishme të fëmijëve të tyre. Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ ata kanë treguar se si janë dukur engjëjt e tyre në këtë ditë dhe përpos kësaj ju kanë dhënë edhe këshilla të vlefshme.