“ÇDO GJË E KEMI BËRË QË TA LUMTUROJMË”/ Flaka Krelani përlotet nga kujtimet me babain – AlpeGossip
“ÇDO GJË E KEMI BËRË QË TA LUMTUROJMË”/ Flaka Krelani përlotet nga kujtimet me babain

“ÇDO GJË E KEMI BËRË QË TA LUMTUROJMË”/ Flaka Krelani përlotet nga kujtimet me babain

Ditën e sotme Flaka Krelani ishte e ftuar speciale në emisionin “E Diell” në “Top Channel”. Këngëtarja e njohur foli më shumë rreth jetës së saj, familjes dhe karrierës. Gjithmonë e kemi parë shumë të fortë në ekran, por gjatë emisionit të sotëm Flaka nuk mundi të mbante lotët nga kujtimet me personin më të shtrenjtë. Në një moment filluan të shfaqeshin në ekran disa foto me babain e saj, i cili është ndarë nga jeta 15 vite më parë.

Sot ishte dhe përvjetori i tij dhe sigurisht që emocionet për Flakën ishin më të forta. Ajo ka thënë se e gjithë familja e ndjen mungesën e tij dhe se shpreson që ai të ndjehet krenar për arritjet e fëmijëve.

“Dua shumë që ai atje ku është ta shohë sesa kemi ecur. Të gjitha sfidat që i kemi përballuar deri më tani, e kemi bërë vetëm për atë që ta lumturojmë atje lart ku ai ndodhet”, – ka thënë Flaka e prekur. Babai i këngëtares ka qenë mjaft i njohur në Kosovë, sepse ka qenë futbollist në disa skuadra.