I INJEKTUAN VAJ BEBESH NË BUZË/ 35-vjeçarja “tmerrohet” nga vetja – AlpeGossip
I INJEKTUAN VAJ BEBESH NË BUZË/ 35-vjeçarja “tmerrohet” nga vetja

I INJEKTUAN VAJ BEBESH NË BUZË/ 35-vjeçarja “tmerrohet” nga vetja

Operacionet plastike nuk shkojnë gjithmonë mirë. Një vajzë që mendon se u injektua vaj bebesh në buzë, thotë se ato duken si pjesë mëlçie.

Kerry Miles tha se procedura që kreu në vitin 2016 zgjati një orë dhe i kushtoi 250 paund.

Vetëm një orë pasi përfundoi operacioni, 35-vjeçarja filloi të ndjente djegie dhe buza e sipërme u zmadhua më shumë se sa duhej.

“Ndihesha sikur isha goditur në gojë. Ato u zmadhuan dhe morën pamjen e mëlçisë. E nxora dukej sikur kisha patur një zënkë me ndonjë boksier”, tha Kerry.

Klinika që bëri procedurën ishte shtëpia e një gruaje, e mbushur me kafshë dhe nuk kishte shenja pastërtie. Sipas Kerry, ajo nuk përdorte gjëra sterile, por letra normale.

Duhet të kalojnë dy vite që buzët e saj kthehen në gjendje normale.