"DASHURIA ME BESIN ËSHTË BIO"/ Xhensila Myrtezaj flet “pa dorashka” (FOTO) - AlpeGossip
“DASHURIA ME BESIN ËSHTË BIO”/ Xhensila Myrtezaj flet “pa dorashka” (FOTO)

“DASHURIA ME BESIN ËSHTË BIO”/ Xhensila Myrtezaj flet “pa dorashka” (FOTO)

Këtë të dielë Xhensila Myrtezaj ishte e ftuara speciale e rubrikës së emisionit “E diela shqiptare”, “Be Coffee”. Përveçse zbuloi aftësitë e saj në aktrim, Xhensila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve për jetën private. Ajo ka treguar se ka disa gjëra që e bezdisin tek Besi, por më së shumti mania e tij për t’i lënë njerëzit të presin “1 sekondë” për çdo gjë. “Besi ka një fjalë që më nxihet jeta sa herë e përdor: ‘1 sekondë’. 1 sekondë për gjithçka që zgjat 24 orë. Duhet të ndërrojmë pelenën e Ajkës, 1 sekondë thotë, derisa vjen ora për ta ndërruar për herë të dytë”, ka thënë Xhensila.

Megjithatë ajo ka shtuar se dashuria mes tyre është e pastër, bio dhe se Besi ka bërë sakrifica të shumta për të dhe familjen e saj. Gjithashtu Xhensila tregoi se për shkak të dashurisë së madhe për partnerin, vendosi të ndryshonte edhe mbiemrin. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë 1 vit të martuar, ndërsa në korrik të 2018 u bekuan për herë të parë me një vajzë