Në puntatën e sotshme të “Shiko Kush Luan” , që po zhvillohet në këto momente Adi Pojana ish banori i “Big Brother” ka bërë një deklaratë të “çuditshme”.
I pyetur nga Luana, në kuadër të lojës, se me cilin nga tre personat në foto do realizonte këto tre veprime: elemino, fle, del për darkë, menjëherë Adi është përgjigjur me humor:
“Do të flija me Filip Çakulin”
Menjëherë salla ka “shpërthyer” së qeshuri…