NGA REAGIMI I EFIT DERI TEK 1 MILIARD KLIKIME/ Kiara merr informacione nga jashtë – AlpeGossip
NGA REAGIMI I EFIT DERI TEK 1 MILIARD KLIKIME/ Kiara merr informacione nga jashtë

NGA REAGIMI I EFIT DERI TEK 1 MILIARD KLIKIME/ Kiara merr informacione nga jashtë

Kiara Tito pak ditë më parë u zgjodh me shumicë vote nga banorët e vjetër dhe ata të rinj si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP”. E si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ajo kishte një avantazh në lojë.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, moderatores iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Kiarës iu tregua një klip me titujt të mediave të ndryshme, të cilët kishin edhe reagimet e Efi Dhedhes dhe Kejvina Kthellës.

Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi. Gjithashtu edhe postimet e Kejvinës që fliste për pastërtinë e saj në shtëpinë e BB VIP.

Jo vetëm kaq, pasi lexoi edhe lajmet që janë shkruar për një lidhje të saj të mundshme me djalin e një biznesmeni. Nga ana tjetër kishte lajme ku thuhej se miqtë e saj nuk janë dakord për lidhjen e saj me Luiz Ejllin.

Gjithashtu ishte edhe një koment i motrës së Olta Gixharit, e cila thoshte se pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çifti do të ndahej. Dhe në fund fare ishte informacioni që ajo ka arritur 1 miliard klikime në “TikTok”.

VIDEO