Së fundmi aktori i njohur Rezart Veleshnja është kthyer në qendër të vëmendjes. E gjitha kjo ka ndodhur pas postimeve në “Instastory” ku akuzonte të dashurën se e kishte tradhëtuar me meshkuj të tjerë. Aktori shihesh tepër i revoltuar duke ofenduar me fjalë të ulta të dashurën.
Por mesa duket pas një dite Rezarti u bë pishman ku deklaroi se Instagrami i tij ishte i harkuar por kjo gjë nuk i ka bindur aspak fansat që mendojn se është e gjitha një gënjeshtër. Ditëne sotme ai ka publikuar një foto ku shkruante “të dua” dhe si background kishte vendosur foton e partneres.
Po kush është e “dashura tradhëtare” që u bë e njohur për dy ditë?
Pas një vëzhgimi në rrjetet sociale zbuluam se Lorena Murati, është nga Tirana por jeton në Canada. Në bio ajo ka shkruajtur gjithashtu profesionin aktore dhe nuk mungojn foto si një modele e vërtetë. Mesa duket Rezarti paska një të dashur super seksi ,e cila nuk ka nguruar të ekspozoj trupin me bikini.
Epo le të shpresojme që çifti të jetë akoma bashkë dhe mos të kalojë më situata të sikletshme.