Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka renditur përmes një postimi në rrjete sociale, arsyet se përse ndihet e lumtur dhe e plotë. Përveç të tjerash ajo vendos theksin se tashmë është dikush i ri në jetën e saj sentimentale që i mbush zemrën.
“Sot kam shumë arsye për të festuar. E para sepse kur isha 24 vjeçe i premtova vetes që kur të isha 34 do të isha më e mirë dhe kështu ndihem sot. Së dyti sepse vazhdoj të numëroj jetën time në bazë të të qeshurave. Së treti sepse jam një nënë me fat, pasi për shkak të Gabrielit jeta ime është e plotë. Së katërti që prej disa muajsh zemra ime është e mbushur me lumturi, ëndrrat e mia të çmendura u kthyen në realitet dhe më e mira është ende duke ardhur. Së pesti ditëlindjet janë një fillim i ri, një fillim i freskët me qëllime të reja dhe çdo ditë eci më tej me besim dhe kurajo. Kështu që gëzuar ditëlindjen për mua, por një falënderim i veçantë për të gjithë këtë shkon për njerëzit e mrekullueshëm që më kanë mbështetur këto muajt e fundit. Kështu që në këtë speciale dhuratat e mia më të mira janë Gabrieli dhe ti…,”-përfundon moderatorja e njohur. Vetëm pak kohë më parë ajo bëri të ditur se ishte ndarë nga babai i Gabrielit për shkak të tradhëtisë që ai kishte bërë ndaj saj