SUPERMASHTRIMI/ Ja momenti kur Loredana humb kontrollin gjatë konferencës për mediat – AlpeGossip
SUPERMASHTRIMI/ Ja momenti kur Loredana humb kontrollin gjatë konferencës për mediat

SUPERMASHTRIMI/ Ja momenti kur Loredana humb kontrollin gjatë konferencës për mediat

Reperja Loredana Zefi, e cila mbajti mesditën e sotme një konferencë për mediat për të folur rreth akuzave të ngritura nga një çift zviceran për mashtrim, pati në të një moment nervozizmi.

Teksa konferencës po i vinte fundi, një gazetar e pyeti 23-vjeçaren nëse mendonte se do t’i rrezikohej imazhi pas kësaj ngjarjeje të bujshme.

Ka qenë pikërisht pyetja e tij ajo që e ka bërë Loredanën  të ngrihej në këmbë dhe të përgjigjej e revoltuar në gjuhën zvicerane dhe me një zë gati të çjerrë.

Ndonëse avokati i saj insistoi që ajo të ulej, Loredana vazhdoi t’i përgjigjej e ngritur deri në fund, duke pohuar pafajësinë dhe kontributin e suksesin e saj në muzikë.