SHUMË KOHË MË PARË/ Ja si dukej Elita Rudi para se të bëhej e famshme (FOTO) – AlpeGossip
SHUMË KOHË MË PARË/ Ja si dukej Elita Rudi para se të bëhej e famshme (FOTO)

SHUMË KOHË MË PARË/ Ja si dukej Elita Rudi para se të bëhej e famshme (FOTO)

Elita Rudi është shumë aktive në rrjetin social të instagramit. Së fundmi ajo është tepër e përqëndruar te djali i saj Zëri, dhe postimet që bën lidhen kryesisht me të. Mirëpo këtë herë Elita ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto fëmije, por jo të Zërit siç bën zakonisht.

Ajo ka shpërndarë në instastory, dy foto të saja kur ka qenë e vogël. Fotot janë shkrepur në rast festash dhe fytyra e vogël e Elitës rrezaton nga lumturia.

Moderatorja shfaqet me një buzëqeshje në fytyrë, flokët e zinj të gjatë i mban lëshuar mbi supe dhe sytë e zinj pasyqyrojnë shumë ëmbëlsi.

Siç mund ta dallojmë nga fotot, Elita mbetet po e njëjta, veçse nga një fëmijë i buzëqeshur ajo tashmë është një grua e rritur, por që sërish buzëqeshjen e ka aksesorin kryesor.