2025, VITI I BEKIMEVE TË ËMBLA/ Dashuri dhe emocione, vajzat e showbizzt që janë në pritje të një fëmijë – AlpeGossip
2025, VITI I BEKIMEVE TË ËMBLA/ Dashuri dhe emocione, vajzat e showbizzt që janë në pritje të një fëmijë

2025, VITI I BEKIMEVE TË ËMBLA/ Dashuri dhe emocione, vajzat e showbizzt që janë në pritje të një fëmijë

Ky vit do të jetë veçanërisht i veçantë për disa nga vajzat e dashura të showbizit, të cilat do të përjetojnë bekimin më të madh të jetës – ardhjen e një fëmije.

Me dashuri dhe shkëlqim në sytë e tyre ato ndanë me ne momente magjike, duke përjetuar emocionet e pritjes së ëmbël, shkruan Alpegossip.al

Së fundmi ishte Eingjel Shkira që ndau lajmin e bukur me ndjekësat e saj me anë të një video shumë të veçantë ku ishte prezent edhe djali i saj Trev dhe Dj Dags. Ata do të bëhen prindër për herë të dytë! Pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

VIDEO

Gjithashtu edhe Elona Pitarka ka ndar një video të veçantë me bashkëshoetin e saj ku zbuloi pritjen e ëmbël.

Klikoni VIDEO-n

Këngëtarët e njohur, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë ndarë me ndjekësit e tyre lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti zgjodhi një mënyrë unike për ta bërë publik këtë moment të veçantë: përmes një videoje të ndjerë të postuar në Instagram. Kënga që çifti prezantoi është dedikuar pikërisht bebushit që po vjen në jetë.

VIDEO

Isida Mollaymeri, balerina e njohur është në pritje të fëmijës së parë.

Në një festë madhështore, është zbuluar se bebja që pritet të vijë në jetë është vajzë.Edhe pse gjithmonë është diskrete për jetën e saj private, Isida e ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë miqtë.

VIDEO