EDHE PAK NA KA MBETUR/ Blero zbulon artistin që do t’i këndojë në dasmë (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PAK NA KA MBETUR/ Blero zbulon artistin që do t’i këndojë në dasmë (FOTO)

EDHE PAK NA KA MBETUR/ Blero zbulon artistin që do t’i këndojë në dasmë (FOTO)

Çifti shumë i komentuar në media Blero dhe Afrona Dika do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre me 21 Shtator. Në dasmën e tyre do të jenë të ftuar shumë personazhe VIP dhe të gjithë po e presin me shumë emocion ditën e madhe.

Blero dhe Afrona duket se kanë mbaruar punë me përgatitjet e dasmës, madje kanë zgjedhur dhe vendin ku do të kalojnë muajin e mjaltit. Para dy ditësh Afrona zbuloi se destinacioni i tyre është Hawai dhe ajo po pret me padurim.

Së fundmi Blero ka zbuluar dhe artistin që do t’iu këndojë këngën e dasmës. Ai ka postuar në Instastoryn e tij, një foto ku shfaqet në praninë e Ylli Limanit, duke treguar se ky i fundit do të këndojë në dasmën e tij. “Pikërisht ky artist shok dhe shpirt i paqtë do të na këndojë këngën e dasmës, vëlla Ylli Limani”-ka shkruar Blero.