ÇMIME MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton një veshje normale e Lori Hoxhës (FOTO) - AlpeGossip
ÇMIME MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton një veshje normale e Lori Hoxhës (FOTO)

ÇMIME MARRAMENDËSE/ Ja sa kushton një veshje normale e Lori Hoxhës (FOTO)

Trashëgimtarja e “Top Medias”, Lori Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku me veshjet e saj dhe jetën që bën tërheq gjithmonë vëmendjen. Lori është mjaft aktive dhe vazhdimisht publikon foto nga daljet e saj dhe udhëtimet e shumta ku bie në sy pamja shumë e kuruar.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur shumë thjeshtë me një bluze të gjerë dhe pantallona të shkurtra. Por ndonëse në pamje të parë veshja e saj duket e thjeshtë, ajo i ka kushtuar Lorit shumë.

Sipas faqes së njohur në Instagram ‘What they wearin’, bluza e markës Dior i ka kushtuar Lorit 690 euro, atletet D-connect 820 euro dhe çanta nga marka Dior kushton 2,550 euro, pra në total 4,000 euro!