Aurela Gaçe në superformë fizike pas lindjes së vajzave, jep këshilla si nënë dhe femër – AlpeGossip
Aurela Gaçe në superformë fizike pas lindjes së vajzave, jep këshilla si nënë dhe femër

Aurela Gaçe në superformë fizike pas lindjes së vajzave, jep këshilla si nënë dhe femër

Këngëtarja e shumë hiteve, Aurela Gaçe është padyshim edhe një nga vokalet me të cilët krenohemi. Ajo ndan shpesh me ne rutinën e saj, ose na kthen pas në kohë me foto të vjetra. Ndërsa sot përveçse ka publikuar një foto ka dhënë një mesazh të fortë nëpërmjet eksperiencës së saj. Fotot tregojnë rezultatet e ushtrimeve dhe të ushqyerit shëndetshëm pas lindjes së parë dhe pas asaj të dytës. Aurela thekson se pas lindjes së dytë ju desh më shumë kohë për të rimarrë veten, por ja doli. “Ajo çfarë ndjen së brendshmi reflektohet jashtë. Këtë do t’ju tregoj vajzave të mia, mësim me vepra. Do t’u mësoj të duan veten pastaj do të dinë t’u japin dashuri edhe të tjerëve”, kanë qenë disa nga rreshtat që ajo ka shkruar.

Të jesh nënë nuk të privon që të kujdesesh për veten dhe të jesh e shëndetshme apo në formë të mirë fizike. Jo më kot këngëtarja e njohur ka ndarë eksperiencën e saj për t’ju treguar të gjitha nënave se jeta e shëndetshme është një mësim shumë i mirë edhe për fëmijët. Duhet theksuar se çdo mundim ja ka vlejtur për Aurelën, e cila sot nënë e dy vajzave vazhdon të jetë shumë në formë dhe energjike.