PAS AKUZAVE TË VAZDHUESHME NDAJ KIM/ Kanye West bën veprimin e papritur – AlpeGossip
PAS AKUZAVE TË VAZDHUESHME NDAJ KIM/ Kanye West bën veprimin e papritur

PAS AKUZAVE TË VAZDHUESHME NDAJ KIM/ Kanye West bën veprimin e papritur

Kanye West ka fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot që kanë të bëjnë me Kim Kardashian dhe fëmijët e tyre.

Pasi kaloi ditët e fundit duke akuzuar ish-gruan e tij për rrëmbimin e vajzës së tyre Çikago dhe vendosjen e vajzës së madhe North, në TikTok “kundër vullnetit të tij”, stilisti i modës Kanye fshiu të gjitha akuzat dhe la vetëm postime që kanë lidhje me karrierën dhe projektet e tij.

Vendimi për të fshirë postimet akuzuese, erdhi pas një video në mediat sociale ku shihet West, duke kaluar kohë me tre nga katër fëmijët e tij pa asnjë lloj shoqëruesi.

Sipas PageSix, reperi mori fëmijët e tij Saint, Chicago dhe Psalm në eventin e tij dhe të Jason Lee të quajtur “The Future Brunch”.

Duket se lufta publike e West me Kimin ka përfunduar tani për tani, megjithëse ajo nuk ka folur për pretendimet e West që kur ai e ‘sulmoi’ për herë të parë për vendosjen e vajzës së tyre më të madhe në TikTok.

Deklarata vetëm sa e zemëroi më tej reperin e “Donda”, i cili më pas e sulmoi atë për pretendimin se ajo ishte “kujdestarja kryesore” dhe pretendoi gjoja se Kim e detyroi t’i nënshtrohej testit të drogës.