Donald Veshaj dhe Beniada Nishani, kanë pasur gjithmonë një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por së fundmi, ata po qëndrojnë më shumë bashkë, ku nuk mungojnë bisedat e shumta.
Së fundmi, modelja e njohur dhe aktori i humorit kanë komentuar në lidhje me finalen, me emrat që banorët zgjodhën që të kishin me vete deri në ditën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa po përgatisnin diçka në kuzhinë, Donaldi u shpreh në një moment se nuk e sheh veten në finale me njerëz që nuk e meritojnë.
Ai preferoi që të mos thoshte se për kë banor e ka, por kujtojmë se përveç Ilirit, Donaldi ka një raport paksa jo të mirë me Einxhel. Nga ana tjetër, me Arjolën ka pasur disa debate dhe duket se tani janë qetë, por që nuk janë afruar shumë me njëri-tjetrin.