E LINDUR PËR TELEVIZION/ Ingrit Gjoni kujton kohën kur pretendonte të konkurronte Vera Grabockën - AlpeGossip
E LINDUR PËR TELEVIZION/ Ingrit Gjoni kujton kohën kur pretendonte të konkurronte Vera Grabockën

E LINDUR PËR TELEVIZION/ Ingrit Gjoni kujton kohën kur pretendonte të konkurronte Vera Grabockën

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të Showbizit të kthehen pas në kohë, me anë të një videoje ose fotoje nga e kaluara, ndërmjet së cilës tregojnë një periudhë të ikur të jetës së tyre. Kështu ka bërë së fundmi dhe këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni.

 

Ajo ka publikuar një foto të saj nga fëmijëria, shkëputur nga faqja e një gazete. Aty vihet re se Ingriti ka qenë gjithmonë e apasionuar pas televizionit. Në foton në fjalë, shihet e veshur me një fustan balerine.

“Kjo vogëlushe është Ingrit Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje ajo kërkon të jetë edhe stiliste edhe koreografe. Pas përfundimit të spektaklit të ’10 të diela Lambada’, ditët e fundit ajo ka filluar realizimin e spektaklit të dytë për banorët e lagjes numër 9 të Tiranës”, shkruhet në gazetë. Foton e publikuar këngëtarja e ka shoqëruar me disa të qeshura me lot.