“MORA QETËSINË…”/ Momenti më emocionues në jetë, Orinda Huta publikon FOTOT nga lindja e Atarës – AlpeGossip
“MORA QETËSINË…”/ Momenti më emocionues në jetë, Orinda Huta publikon FOTOT nga lindja e Atarës

“MORA QETËSINË…”/ Momenti më emocionues në jetë, Orinda Huta publikon FOTOT nga lindja e Atarës

15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.

Ditën e sotme që ka kaluar gati një javë nga ardhja në jetë e vajzës, Orinda publikoi disa foto nga momenti i ardhjes në jetë të Atarës. Ajo ka postuar në Instagram disa foto emocionuese dhe duket se e vogla ka ardhur në jetë pas një operacioni cezarian. Në foto Orinda shfaqet duke qarë pas lindjes së vajzës, ndërsa në një tjetër ajo dhe Turi shihen me sytë e mbushur me lot nga gëzimi teksa përqafojnë njëri-tjetrin. Me këtë rast, moderatorja falenderon mjekët që e ndihmuan në ardhjen në jetë të vogëlushes.

Ishte nje pritje e embel e bekuar! Mora qetesine per te cilen kisha nevoje. Me shume  falenderime e mirenjohje ndaj doktor Orion Gliozheni, familjes se tij dhe te gjithe stafit te @klinikagliozheni . E per ta finalizuar shkelqyer lindjen e Atares ne maternitetin Koco Gliozheni. Falenderime  e mirenjohje per te gjithe stafin e spitalit qe me bene te ndjehem aq mire me perkujdesjen e tyre ndaj meje dhe Atares. Zoti ju bekofte!

FOTOT
Ndërkohë dy ditë më parë, Orinda ndau në rrjete sociale disa foto nga pritja speciale që ju bë Atarës në shtëpi. Gjithashtu ajo i dedikoi vogëlushes së saj disa fjalë të ëmbla, që mund të dalin vetëm nga shpirti i një nëne.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare” , shkroi Orinda kraahs fotove së bashku me Atarën dhe me njerëzit e zemrës, në fytyrat e të cilëve rrezaton vetëm lumturi.