PUBLIKOHET “PURPOSE”/ Këngëtari britanik cilëson Era Istrefin si këngëtaren e hiteve në “Billboard” (VIDEO) – AlpeGossip
PUBLIKOHET “PURPOSE”/ Këngëtari britanik cilëson Era Istrefin si këngëtaren e hiteve në “Billboard” (VIDEO)

PUBLIKOHET “PURPOSE”/ Këngëtari britanik cilëson Era Istrefin si këngëtaren e hiteve në “Billboard” (VIDEO)

Era Istrefi nuk di të ndalet këngëtarja shqiptare kishte bashkëpunuar me dy këngëtarët e arenës ndërkombëtare për produksionet e reja muzikore.

“Anything More” është kënga e re në bashkëpunim me artistin Steve Aoki, që u publikua ditën e djeshme. Kënga flet për dashurinë e një çifti, që nuk i intereson asgjë më shumë sesa të kenë njëri-tjetrin.

Disa orë më pas, u publikua edhe kënga “Purpose” në bashkëpunim me këngëtarin britanik Jonas Blue.

Era Istrefi është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit dhe DJ Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.

Në një intervistë për gjigandin mediatik “Billboard”, Jonas Blue ka folur edhe për talentin shqiptar, e nuk nguron ta cilësojë Erën si vajzën e hiteve.

“Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte. Ajo kishte nivelin e duhur për stilin e kësaj kënge. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim, si dhe për produksionin final të këngës.” – u shpreh Jonas Blue për “Billboard”.