Fansat kapin “MAT” Kim Kardashian: “I nxjerrin zbuluar fotot me photoshop”… (FOTO) – AlpeGossip
Fansat kapin “MAT” Kim Kardashian: “I nxjerrin zbuluar fotot me photoshop”… (FOTO)

Fansat kapin “MAT” Kim Kardashian: “I nxjerrin zbuluar fotot me photoshop”… (FOTO)

Ditë e re dhe spekulime të reja për Kim Kardashian! “Dailymail” raporton se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka përtuar të realizojë foto të reja për parfumet e reja që ka nxjerrë në treg dhe tashmë thjesht po përdor photoshop.

Për shembull, hidhini një sy kësaj fotoje që është postuar në “Instastory” disa ditë më parë:

Nëse e ndiqni Kim në “Instagram” do t’ju duket tejet familjare, pasi e ka përdorur njëherë.

Pastaj nuk mjaftohet me kaq, është edhe kjo foto e vënë re nga fansat.

Epo tani duhet ta kuptojmë që Kim është një person shumë i zënë dhe sa shërbime fotografike duhet të realizojë në një vit? Duhet të marrë edhe ajo frymë, apo jo! Ndaj luan me photoshopin, një rrugë e dy punë!

Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” fitoi plot pesë milionë dollarë në më pak se pesë minuta nga publikimi i parfumeve online pak ditë më parë. Kardashian zgjodhi rrjetet sociale, për t’i bërë publicitet parfumeve që kushtojë 6300 lekë të reja secili, ndaj kjo do të thotë se nuk pati aspak kosto shtesë.