10 gabimet që duhet të evitoni në make up-in e vjeshtës – AlpeGossip
10 gabimet që duhet të evitoni në make up-in e vjeshtës

10 gabimet që duhet të evitoni në make up-in e vjeshtës

Zgjidhni tonalitetin e duhur te fondotintes sfumoni mire lapsin apo tonin e syve, përpiquni te kamufloni qeskat e syve dhe evitoni qe buzëkuqi t’u rrëshqasë.
Edhe pse nuk jeni make up artist do te mjaftonte te mbanit parasysh disa këshilla te vogla te cilat do t’u lejojnë te mbani larg disa gabime kryesore ne boten e grimit. Zgjidhni tonalitetin e duhur te fondotintes sfumoni mire lapsin apo tonin e syve, përpiquni te kamufloni qeskat e syve dhe evitoni qe buzëkuqi t’u rrëshqasë.

 

1. Te ngatërroni tonalitetin e fondotintes
Beni kujdes me ngjyrën e lëkurës dhe mos e provoni ngjyrën e fondotintes ne kurrizin e dorës, zona me e rekomanduar për te provuar një fondotinte është ajo e nofullave. Zgjidhni një formule e cila te jete e përshtatshme për ju.

2. Korrektori i gabuar?
U ndodh edhe vip-ve, korrektori duhet te zgjidhet ne baze se zonës ku do te përdoret, jeshil per te eliminuar skuqjet, bezhe për te limituar ngjyrën portokall ne zonën e qeskave. Te zgjidhni një korrektor shume te çelur do te rrezikoni te zbardhi shume këtë zone.

3. Teprimi me pudrën
Pudra edhe pse mund te jete transparente duhet te aplikohet me moderim. Nëse e teproni do te përftoni një efekt maske dhe nje rezultat jo shume te natyral.

4. Shume blush
Është mire te fokusoheni tek thjeshtësia. Aplikoni blush-in me moderim dhe duke e sfumuar mire me penelin e duhur.

5. Truku i syve jo i rregullt
Edhe smokey eyes me i përpunuar duket jo bukur nëse nuk sfumohet ne mënyrën e duhur me një penel te mire.

[I ngjashëm: Make up në stili barok, idetë më të bukura të vjeshtës ]
[I ngjashëm: Make up vjeshtë 2015, koleksionet më të bukura të sezonit ]

 

6. Vetullat e tepruara
Dëshironi vetulla te mbushura si ato te Cara Delevingne? Kujdesuni për vetullat tuaja duke i krehur dhe mbushni pjesët e duhura me laps specifik për vetullat.

7. Konturi i buzëve është demode
Buzët janë te bukura ne mënyrë natyrale te bëni konturen e tyre me një laps me te erret ne krahasim me ngjyrën e buzëve apo te buzëkuqit qe do te përdorni është një stil i vjetër dhe jo me ne mode.

8. Te gaboni ngjyrën e buzëkuqit
Jo te gjitha ngjyrat e buzëkuqeve u shkojnë te gjithave. Ato ne tonalitet perlat, ne ngjyrat e arta dhe bronze edhe pse janë shume te përshtatshme për sezonin e verës dhe atë te vjeshtës mund te përdoren nga ato femra qe kane një ngjyre lëkurë te çelur. Është me mire nëse preferoni tonalitet nude dhe roze natyrale.

9. Buzëkuqi ne dhembe
Një nder gabimet e bukurisë me te zakonte, buzëkuqi ne dhembe mund te evitohet. Si? Fillimisht tampononi sasinë e tepërt te produktit dhe loja u be.

10. Evitoni teprimet
Kjo vlen për aksesoret por edhe për make up-in. Gabimi me i madh qe mund te bëni është ajo qe ta teproni me sasinë e produktit apo me ngjyrat. Përpiquni gjithmonë te nxirrni ne pah bukurinë tuaj natyrale.