“Antikiteti absurd i Shkupit”/ Të rizbulosh historinë (FOTO) – AlpeGossip
“Antikiteti absurd i Shkupit”/ Të rizbulosh historinë (FOTO)

“Antikiteti absurd i Shkupit”/ Të rizbulosh historinë (FOTO)

Kur të dielën (30.09) qytetarët e Maqedonisë të votojnë për emrin e ardhshëm të vendit, bëhet fjalë edhe për identitetin, mitet dhe historinë. Një udhëtim fotografik!

Shkupi – një qytet për t’u zbuluar
Kur lufta për identitetin merr përmasa absurde. Në grindjen se kujt i përket trashëgimia maqedonase, qeveria e mëparshme maqedonase e ndryshoi nga viti 2009-2015 në mënyrë radikale kryeqytetin, duke i dhënë një fytyrë antike, herë pas here qesharake.

Shatërvani Nëna e Aleksandrit
Edhe pse emri i vendit nuk është zgjidhur, emri i kryeqytetit është i palëkundur. Shkup! Qyteti i ndërtuar në kohën antike romake. Por fytyra e Shkupit duhet të dëshmojë edhe diçka tjetër: Ne jemi maqedonas, pasardhës të Aleksandrit të Madh. Një shatërvan pompoz tregon stacionet e jetës së heroit dhe nënës së tij. Në sfond përshëndet babai, Filipi.

Kalorësi Aleksandri i Madh
27 vjet zgjati grindja për emrin e Maqedonisë, me kokëfortësi e ka pushtuar sheshin qendror të Shkupit statuja 23 metra e lartë e Aleksandrit të Madh. Një tabelë në greqisht, kështu është bërë kompromisi me fqinjin grek, do ta deklarojë pa ekuivoke si grek “luftëtarin mbi kalë”, skulpturë 9,4 milionë euro e shtrenjtë.

Muzeu Arkeologjik – historizëm i pastër

Rreth 540.000 banorë ka Shkupi sot. Rreth 20% janë shqiptarë. Shumica banojnë në anën e lumit Vardar, që ende sot e ruan fytyrën karakteristike të qytetit ballkanik me rrugë të ngushta dhe dyqane të vogla. Një urë mesjetare lidh të dyja anët dhe dy botë kulturore. Ky monument historik duket i vogël dhe i thjeshtë përballë tempullit antik të Muzeut Arkeologjik.

Perandori Justinian më në fund në shtëpi…
Justiniani i I lindi në në vitin 482 në Tauresium, Shkupi i sotëm. Perandori romak mbështeti ndërtimin e zgjerimin e shumë qyteteve ballkanike. Statuja e tij prej mermeri është tani në Shkup. Por edhe një monument i tillë nuk mund të fshehë problemet e vërteta të Maqedonisë – një prej vendeve më të varfra të Europës.

Nga e vjetra bëj të renë – Shtylla të rreme para betonit
Në vitin 1963 një tërmet i fortë tronditi Shkupin dhe shkatërroi sidomos pjesën perëndimore të tij. Arkitekti i njohur japonez, Kenzo Tange krijoi pas kësaj fytyrën e re të qytetit. Një qytet modern, funksional, dhe me beton. Por pak ka mbetur nga kjo strukturë e qartë. Në vend të kësaj sundon iluzioni i antikes me shtylla dhe statujat e rreme të vendosura përballë.

Anije betoni dhe me vela
Një pikë kulmore e inskenimit absurd të antikitetit janë pa dyshim edhe tre modele të ndërtuara të anijeve tregtare mesjetare, të derdhura në beton në bregun e Vardarit. Kurrë nuk do mundnin këto anije me vela barkgjera të lundronin përmes ujit për të mbërritur në këto anë. Këto anije nuk duhej të hiqeshin menjëherë vetëm për arsye estetike. Blloqet e betonit e dëmtojnë ndjeshëm rrjedhën e lumit.

E vërteta lakuriq e Prometeut
Statuja e Prometeut finok u bë shkas për një skandal, para se të ngrihej në vitin 2012. Arsyeja: Heroi paraqitej lakuriq! Disa organizata femrash u zemëruan, një paturpësi në park, në një park, ku shëtisin nëna me fëmijë. Mjeshtrit pragmatikë i vunë heroit një “përparëse” para organeve gjenitale. Tani Prometeu mund të pozojë pa problem edhe para të rinjve.

Samueli – Car i kujt perandorie?
Grindje për trashëgiminë historike nuk ka vetëm me Greqinë. Car Samueli (958-1014) është kthyer në mollë sherri edhe mes Bullgarisë e Maqedonisë. Ishte ky car që e zhvendosi kryeqytetin bullgar nga Sofia në Ohër. Pika e grindjes: Po shteti Bullgari mbeti apo u ngrit fillimisht shteti i parë i sllavëve të Maqedonisë? Për të çtensionuar situatën, statuja duhet të zhvendoset tani nga Shkupi në Ohër.