Agnesa Vuthaj zbulon arsyen pse është single dhe ka të drejtë (FOTO) – AlpeGossip
Agnesa Vuthaj zbulon arsyen pse është single dhe ka të drejtë (FOTO)

Agnesa Vuthaj zbulon arsyen pse është single dhe ka të drejtë (FOTO)

Agnesa Vuthaj është single dhe nëse po pyesni veten si është e mundur, arsyen e zbuloi në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”.
“Në fillim, çdo mashkull dëshiron që të ketë pranë një vajzë të bukur, të famshme, të suksesshme, sepse e përmbush kështu egon e tij. Mirëpo kur kalon pak kohë dhe e njohin me të vërtetë këtë vajzën e bukur, që në thelb nuk është vetëm e bukur, por kuptojnë që suksesi do shumë punë dhe përkushtim, atëherë fillojnë dhe ndihen inferiorë”, tregoi ajo.
Agnesa rrëfeu ndër të tjera se ajo është përpjekur vazhdimisht të jetë në nivelin e tyre, por vjen një moment që edhe kjo gjë ka efekt negativ.

“Unë jam përpjekur që ta tregoj veten më të thjeshtë seç jam, për t’u barazuar me personin tjetër, por ndonjëherë edhe ajo ka një efekt boomerang.”

Ajo është single dhe jo për fajin e saj. Megjithatë jeton vetëm dhe ka raste që ndihet e vemtuar, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë situatë, që s’do të zgjasë përgjithmonë.