E DINIT? Ky fustan është trendi i momentit (FOTO) – AlpeGossip
E DINIT? Ky fustan është trendi i momentit (FOTO)

E DINIT? Ky fustan është trendi i momentit (FOTO)

Veshjet kanë marrë vëmendjen kryesore këtë vit, duke lënë pas çantat dhe këpucët. Një nga trendet më të bukura që po shohim tek të gjitha blogeret e modës është fustani golf me krahë të gjatë, deri në fund të këmbëve me një të çarë dramatike që tregon gjithë këmbën e majtë.

Firma e parë që nxorri këtë fustan super trendi  ishte firma e njohur Jacquemus. Por edhe firma të tjera të njohura tashmë e kanë nxjerrë në shitje këtë model fustani. Fustani është në ngjyrë vishnje, ndryshk dhe ngjyrë të zezë.

1.Këtë fustan mund ta kombinoni me një çantë me perla dhe këpucë me taka.

2.Gjithashtu mund ta kombinoni me një rrip zinxhiri dhe varëse në qafë.

3.Një rrip me shumë zinxhirë rri gjithashtu shumë bukur mbi këtë fustan.

4.Nuk keni pse e vishni vetëm me këpucë pasi duket perfekt edhe me një palë sandale.