Shokohet live këngëtarja shqiptare, moderatori ja thotë troç: Burri jot ka 2 të dashura… – AlpeGossip
Shokohet live këngëtarja shqiptare, moderatori ja thotë troç: Burri jot ka 2 të dashura…

Shokohet live këngëtarja shqiptare, moderatori ja thotë troç: Burri jot ka 2 të dashura…

E ftuar “n’Kosovë show” sot ishte këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, Adelina Ismaili e cila vetëm një ditë më parë publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “T’iqja” duke u rikthyer kështu në muzikë.

I pyetur nga moderatori nëse bashkëshorti i saj e ka shtyrë që të vazhdojë karrierën, Adelina u shpreh se ajo është me fat në këtë pjesë.

“Jam me fat që kam Valin, është motivim. Ai e do karrierën time më shumë se unë. Këtë ta garantoj. Kur flet për atë punë, flet me pasion, me dashuri. Kurse unë kohët e fundit jam Kuku djali, kuku djali”, u shpreh Adelina.

 

“Vali paska dy të dashura…”, i tha moderatori Shpëtim Desku duke e habitur Adelinën e cila shtangu për një moment dhe e pyeti: “Qysh? Ku i ka bre?”

“Vali ka dy të dashura, edhe Adelinën, edhe karrierën tënde. I dashuron dy në një”, u përgjigj moderatori me humor duke shkaktuar të qeshura.