Videoklipet që skandalizuan shqiptarët, skena erotike në mes të ditës – AlpeGossip
Videoklipet që skandalizuan shqiptarët, skena erotike në mes të ditës

Videoklipet që skandalizuan shqiptarët, skena erotike në mes të ditës

Duket se e nisur më parë por me “karar”, tashmë skenat erotike në videoklipe janë bërë një trend i vërtetë.

Edhe pse të gjithë i kritikojnë hapur ka një rritje të ndjeshme te klikimeve në këto këngë, pavarësisht se kënga mund të mos jetë në lartësinë e duhur artistike ose profesionale shkruan Albeu.com.

E keqja është që këngët në fjalë jepen 24 orë në televizion pa censurë, duke i bërë lehtëisht të para edhe nga fëmijët.

Jo më larg se këtë javë ka nisur lufta kundër videoklipit të Encës “Dua”.

Skena të pastra erotike, puthje dhe zhveshje, duket sikur Enca nuk është kursyer.

Pak muaj më parë, bëri bujë edhe kënga e Beatrix Ramosaj “Pa ndjenje”, i cila u akuzua për skena shumë të forta erotike dhe të tepruara.

Edhe Alban Ramosaj sërish ra pre e akuave për skena të forta erotike me këngën “Bitchi Mesnatës”.

Edhe Sara Kapo gjithashtu publikoi këngën e saj “Watching You” u kritikua për shkak të skenave provokative.

Sigurisht që ka edhe plot këngë të tjera shqiptre që më shumë bie në sy videoklipi sesa kënga vetë, por këto janë më të fundit