”A PRANON TI…” Klea Huta dhe Elgit Doda mund të thonë vetëm ‘PO’ për njëri – tjetrin – AlpeGossip
”A PRANON TI…” Klea Huta dhe Elgit Doda mund të thonë vetëm ‘PO’ për njëri – tjetrin

”A PRANON TI…” Klea Huta dhe Elgit Doda mund të thonë vetëm ‘PO’ për njëri – tjetrin

E mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për një kohë të gjatë, megjithatë Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan menjëherë në të preferuarit e publikut. Në studion e “Shiko Kush LUAN”, duke iu përshtatur magjisë së festave, Klea dhe Elgiti kanë ‘kurorëzuar’ dashurinë e tyre.

“A pranon ti…”, kanë nisur pyetjet plot humor drejtuar çiftit nga kapiteni Florjan Binaj që pavarësisht prapashtesave, Klea dhe Elgiti kanë thënë “Po” për të gjitha. Nga problemet me gjumin, e deri tek shoqërimi i Elgitit me vajza seksi në studio, çifti kanë treguar se lidhja mes tyre është më e fortë se çdo sfidë tjetër. Pasi i është vënë një vello në kokë, Elgiti i ka dhuruar një puthje në buzë partneres së tij të zemrës.

Dhe 2020-ta nuk mund të niste më ëmbël se kaq. Tani presim dasmën e vërtetë!