”KAM NEVOJ PËR NJERËZ QË NUK MA THYEJNË BESIMIN”/ Flori Mumajesi rrëfen ndjesitë personale – AlpeGossip
”KAM NEVOJ PËR NJERËZ QË NUK MA THYEJNË BESIMIN”/  Flori Mumajesi rrëfen ndjesitë personale

”KAM NEVOJ PËR NJERËZ QË NUK MA THYEJNË BESIMIN”/ Flori Mumajesi rrëfen ndjesitë personale

Me rastin e ardhjes së vitit të ri, “Prive” organizoi “Prive Reality”, një festë mes artistësh, ku nuk mungoi as Flori Mumajesi. Kantautori ka ardhur si i ftuar surprizë për personazhet e pranishëm, ndërsa ka folur ndër të tjera dhe për veten.

Flori është shprehur se rrjetet sociale, si përshembull Instagrami, për të nuk do të thonë asgjë: “Jeta ime nuk është Instagrami, madje mund ta mbyll që nesër…” Njerëzit që i ndodhen pranë në momente nga më të voglat, deri tek ato më të rëndësishmet janë ato që Flori i konsideron realisht si pjesë të jetës. “Kam nevojë për njerëz që janë të sinqertë, janë të vërtetë, janë të pastër, që nuk ma thyejnë besimin dhe janë aty gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Mumajesi.

Në këtë nisje të 2020-tës, duket se mesazhi i Florit ka qenë i qartë për të gjithë ata që i mban pranë vetes dhe për ata që tashmë nuk janë më pjesë e jetës së tij…