DO T’IU FIKSOJË/ Kënga e re e Gashit ka një super ritëm – AlpeGossip
DO T’IU FIKSOJË/ Kënga e re e Gashit ka një super ritëm

DO T’IU FIKSOJË/ Kënga e re e Gashit ka një super ritëm

Nëse ju pëlqen të kërceni bëhuni gati të shpalosni talentin tuaj, pasi një super këngë e re sapo është publikuar.

E kemi fjalën për artistin shqiptar Gashi, i cili këtë herë vjen me një tjetër bashkëpunim të suksesshëm.

Pas këngës me Chris Brown, Gashi ka bashkëpunuar me Seb Torgus, për këngën “Darkside” dhe kënga është lançuar në të gjitha platformat dixhitale.

 

Kënga e re është publikuar vetëm në versionin audio dhe nuk e dimë nëse do të ketë edhe një videoklip.

Ajo është tepër ritmike dhe me një “beat” të veçantë që i identifikon të gjitha këngët e Gashit.

“Darkside” vjen pas lançimit të hitit “Safety”, një super bashkëpunim me Chris Brown, Afro B dhe DJ Snake.