Përfundoi koncerti madhështor i Ritës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - AlpeGossip
Përfundoi koncerti madhështor i Ritës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Përfundoi koncerti madhështor i Ritës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora i ka argëtuar mijëra njerëz që kanë dalë në qendër të Prishtinës për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për ditën kur u shënuan 10 vjet shtet, ishte përgatitur një eveniment i madh muzikor, të cilin e zbukuroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Rita është shfaqur në skenë rreth orës 22:00 dhe e ka nisur performancën e saj me këngët “I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”.

Më pas këngëtarja ka vazhduar me interpretimin e hiteve të saja, duke nisur nga këngët të cilat e bënë të famshme e deri te hitet e reja.

27-vjeçarja iu shpesh iu drejtonte publikut në gjuhën e saj amtare, në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, edhe veshja e saj është lidhur pikërisht këtë ditë të rëndësishme – ajo ishte paraqitur kuq e zi në skenë.

Me një spektakël fishekzjarrësh ka përfunduar koncerti i Ritës, ndërkohë që njerëzit vazhdonin ta shijonin atmosferën e bukur të krijuar në kryeqytet.

Edhe gjatë ditës së nesërme janë paraparë një sërë aktivitetesh për nder të përvjetorit të dhjetë të shtetit të Kosovës.