Flasin Eva, Hygerta dhe Viola: Këtë verë mos na prisni s’ka rroba plazhi, vetëm KAMPIONAT (FOTO) – AlpeGossip
Flasin Eva, Hygerta dhe Viola: Këtë verë mos na prisni s’ka rroba plazhi, vetëm KAMPIONAT (FOTO)

Flasin Eva, Hygerta dhe Viola: Këtë verë mos na prisni s’ka rroba plazhi, vetëm KAMPIONAT (FOTO)

Ndërkohë që gjithë koleget e tjera ose i kanë mbyllur emisionet ose po bëhen gati të thonë mirupafshim për këtë sezon dhe të bëjnë ca javë pushime të mira, vajzat e sportit sot fillojnë punën vëndshe. Kampionati Botëror i Futbollit po i ngujon nëpër tv, ku diellin e vetëm do kenë veç projektorët e dritat e studiove dhe shumë pudër në lëkurë në vend të solarit. Pas çdo ndeshjeje ekranet kanë rezervuar emisionet në studio, ndryshe ç’shije do kishte kampionati pa ca komente, pa ca personazhe të nxehur, pa ca specialistë futbolli, parashikime e sidomos pa ca vajza kinge në studio? Dhe për të thënë atë që
është, gazetaret e sportit i kemi njërën më të mirë se tjetrën. Dhe janë aq shumë: Bora Zemani, Enkeleida Zeko, Vilma Masha, Hygerta Sako, Eva Murati, Viola Spiro, Erjona Sulejmani, Ilda Bejleri dhe së fundmi një tjetër bjonde simpatike u shtohet studiove sportive këtë verë, Fjoralba Ponari, që do ti bashkohet Edi Manushit në Top Channel. Të gjitha vajzat do ti shohim në ekran, mos i prisni me rroba banje në Instagram.

Kampionati këtë verë do t’i lërë pa plazh. Por nëse po mendoni se kushedi sa të mërzitura janë, e keni gabim. Të paktën tre prej tyre, nuk po e qajnë fare pikun e verës në kulm të punës:

“U përgatita për një muaj shumë të fuqishëm, por para dy ditësh e ndryshuam planin dhe do jem dy herë në javë. U përgatita shpirtërisht për më të madhen e mundshme se nuk është që e kam edhe problem, nuk më bën përshtypje. Thuajse çdo verë kam pasur edhe projekte të tjera, të filmave, kështu që vera në punë nuk është hera e parë”, na tha Eva Murati.

Ndryshe nga Eva Murati, Viola Spiro do të jetë intensivisht në ekran.

“Unë do jem katër orë para dhe pas ndeshjes çdo ditë, sepse vetëm RTSH i ka ndeshjet, kurse vajzat e tjera do bëjnë emision vetëm në darkë, por ne kemi ekskluzivitetin e ndeshjeve”. Po që nuk do shkojë dot në Dhërmi ndërkohë që do shkulet gjithë Tirana? Po që do ngelet pa plazh? “Po ç`plazh? Do prishet koha nuk do shkoni as juve”, na e kthen dhëmb për dhemb e këndshmja Violë.

“Nuk është aq tragjike. Ky është Botërori i dytë që bëj. Kam qenë dhe në Europian. Nuk ka asnjëlloj sakrifice sidomos kur bëhet fjalë për kompeticione kaq të rëndësishme. S`e kam fare problem, madje vetëm dy javët e para janë intensive se është faza e grupeve, pastaj kemi një ditë apo dy ditë pushim që na qetësojnë”. Pra, edhe Viola duket krejt komode. Gazetaret e sportit janë mësuar njëherë në katër vjet po aq sa janë mësuar edhe ato të politikës kur ka zgjedhje. Për Hygerta Sakon, për shembull do ketë akoma më pak pushime, po ja që as ajo s’ka ndër mend as të shfryjë e as të ankohet.

“Nuk më shqetëson fare fakti që do punoj intensivisht sepse nuk është hera e parë. Kemi punuar dhe me Europianin, Kupën e Konfederatave vjet. Ky është viti i tretë që vera është përsëri punë intensive. Mua më pëlqen puna, emocionet, ndaj jam shumë e kënaqur që do punoj. Pushimet janë planikuar pasi të mbarojë Kampionati. Do mundohem t`i shfrytëzoj në maksimum sepse edhe sezoni rillon
shumë shpejt, në 12 gusht. Ndaj më mbeten rreth 3 javë pushime. Unë gjithë ditët mundohem t`i shfrytëzoj për plazh. Në mos plazh, pishinë këtej afër. Mundohem që verën ta shijoj në maksimum. Po më e rëndësishmja është që nuk e kam problem që do jem në punë, madje më emocionon më shumë kjo se sa të të qenurit në një shezlong buzë detit”, na sqaroi Hygerta, e cila bashkë me skuadrën e gazetareve të tjera të shpërndara në çdo ekran, nuk e kanë mendjen te pushimet: I thonë Kampionat!/TiranaPost

Ilda Bejleri

Fjoralba Ponari

Erjona Sulejmani

Vilma Masha

Enkeleida Zeko