FESTIVALI I KËNGËS/ Një sqarim për të gjithë ata që prisnin Giusy Ferrerin natën e dytë – AlpeGossip
FESTIVALI I KËNGËS/ Një sqarim për të gjithë ata që prisnin Giusy Ferrerin natën e dytë

FESTIVALI I KËNGËS/ Një sqarim për të gjithë ata që prisnin Giusy Ferrerin natën e dytë

Në Festivalin e RTSH-së u bë e ditur se mes këngëtarëve që janë të ftuar special për të performuar, qendron dhe emri i artistes së famshme italiane Giusy Ferreri.

Pas publikimit të promos së Festivalit, duke qenëse Giusy shfaqej e dyta në rradhë u hamendësua se këngëtarja e mirënjohur do të performonte në mbrëmjen e dytë të festivalit por në fakt nuk ndodhi kështu. Të zhgënjyer nga çfarë kishin menduar, publiku nisën të ”sulmonin” moderatoren duke i thënë se i gjithë ky lëmsh ishte bërë bër të shitur bileta.

Në fakt, në asnjë moment, Alketa nuk ka deklaruar ose pranuar se këngëtarja e famshme do të shfaqej natën e dytë. Gjithçka e thënë dhe e treguar si nga Alketa ashtu dhe nga promoja e fesitavlit, është se Giusy do të jetë e pranishme në festival por se në cilën datë, kjo nuk bëhet e ditur.

Për më tepër, fakti se Ferreri shfaqet e dyta në rradhën e të ftuarëve në videon promo, nuk shpreh në asnjë moment pohimin se këngëtarja do të performojë në mbëmjen e dytë të Festivalit. Kështuqë, të gjithë prisni finalen dhe mos u zhgënjeni më nga hamendësimet tuaja! /AlpeGossip.al