GJIKO AKUZOHET PËR MASHTRIM DHE ABUZIM SEKSUAL/ Elita Rudi tregon për herë të parë qëndrimin e saj – AlpeGossip
GJIKO AKUZOHET PËR MASHTRIM DHE ABUZIM SEKSUAL/ Elita Rudi tregon për herë të parë qëndrimin e saj

GJIKO AKUZOHET PËR MASHTRIM DHE ABUZIM SEKSUAL/ Elita Rudi tregon për herë të parë qëndrimin e saj

Çfarëdo që të ndodhë Elita Rudi do jetë gjithnjë krah bashkëshortit të saj dhe do e mbështesë atë. Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, ka qenë këto kohë në qendër të vëmendjes, pasi një vajzë e panjohur për publikun, e akuzon për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.

Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon, Elita ka zgjedhur të heshtë. Gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale rreth kësaj çështjeje. Sot ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i shumëzon me zero të gjitha akuzat në drejtim të tij.

Ndryshe nga Elita, Gjiko ka reaguar publikisht për çështjen e bujshme duke deklaruar se e gjitha kjo është një sajesë dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd. Në një reagim në rrjetet sociale, artisti shkruante se nuk do guxonte ta bënte me një vajzë në një moshë të tillë. Po ashtu ai mohon t’i ketë premtuar dikujt se do e ndihmojë në lidhje me karrierën.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.”– shkroi Gjiko mes të tjerash në një status në Instagram.

Po ashtu, një reagim ka ardhur edhe nga avokati i reperit i cili ka bërë me dije se janë ngritur disa padi. “Bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë”, u shpreh avokati pak ditë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko përballet me drejtësinë pasi dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje. Në 2019 ai kishte shtënë me arë në një rast familjar.

Gjiko dhe Elita janë prej vitesh në krahët e njëri-tjetrit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, të cilët nuk hezitojnë t’i postojnë shpesh në rrjetet sociale.