OFENDOI RËNDË FAMILJEN/ Shihni çfarë i punon ndjekëses Linda Halimi (FOTO) – AlpeGossip
OFENDOI RËNDË FAMILJEN/ Shihni çfarë i punon ndjekëses Linda Halimi (FOTO)

OFENDOI RËNDË FAMILJEN/ Shihni çfarë i punon ndjekëses Linda Halimi (FOTO)

Muajin e kaluar, këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u bë nënë për herë të parë. Megjithëse e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë, tashmë ajo nuk ngurron të publikojë poza të ëmbla të familjes së saj dhe vogëlushes Kaimana.

Një ndjekëse e ka pyetur Lindën në komente nëse është gëzuar babai i saj me familjen e re që ka krijuar këngëtarja, ndërsa kjo e fundit ia ka kthyer:

“Në fakt shumë! Pse nuk e pyet personalisht meqe po të intereson kaq shumë?”- i shkruan Linda, duke etiketuar babain e saj në koment.

Mirëpo, ndjekësja i është kthyer Lindës në ofendime të rënda, ndërsa këngëtarja ka vendosur që të publikojë emrin e saj për t’a parë me mijëra ndjekës në Instagram dhe ka treguar se nuk është ndikuar aspak nga fjalët.

“Situatë e rëndë kjo.”- shkruan Linda krahas postimit, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.