NUK I DOLI DHE AQ KEQ/ Fjoralba Ponari e paska urryer veten në audicionin e “The Voice” – AlpeGossip
NUK I DOLI DHE AQ KEQ/ Fjoralba Ponari e paska urryer veten në audicionin e “The Voice”

NUK I DOLI DHE AQ KEQ/ Fjoralba Ponari e paska urryer veten në audicionin e “The Voice”

Fjoralba Ponari ka rrëfyer për herë të parë se e ka urryer veten kur ka bërë audicionin për në “The Voice 5”.

Në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instastory, ajo u pyet për vendimin e keq më të mirë që kishte marrë ndonjëherë.

“Audicioni i ‘The Voice’. E kam urryer veten për atë audicion por nuk na doli keq në fund”, shprehet ajo.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Fjoralba ka marrë pjesë në audicionet e fshehura dhe është përzgjedhur nga Genc Salihu, por nuk arriti të shkonte në garat live.

Ajo madje foli edhe për pengun që i kishte mbetur kur ish-trajneri ishte i ftuar në “E Diell”:

“Do doja të më kishte besuar më shumë, i meritoja ato Live-et”.

Megjithatë Fjoralba arriti të bëhej imazhi i ri i “The Voice of Albania 6” dhe sot është pjesë e emisionit “E Diell”, ku jo vetëm moderon por edhe këndon e performon.