ÇIFT PATRIARKAL! Fero i paska ndaluar Arbenitës diçka, të cilën ajo s’guxon ta bëjë pa lejen e tij! (VIDEO) – AlpeGossip
ÇIFT PATRIARKAL! Fero i paska ndaluar Arbenitës diçka, të cilën ajo s’guxon ta bëjë pa lejen e tij! (VIDEO)

ÇIFT PATRIARKAL! Fero i paska ndaluar Arbenitës diçka, të cilën ajo s’guxon ta bëjë pa lejen e tij! (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në media qarkulloi lajmi se Arbenita Ismajli dhe reperi Fero i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Kjo pasi dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe duke qenë se rrjetet sociale tregojnë shumë në ditët e sotme, ndarja u mor si një fakt i mirëqenë.

Mirëpo,më pas ky lajm u hodh poshtë pasi Fero dhe Arbenita kanë qenë sot bashkë dhe madje reperi ndau një video pikante në Instagram.

Ai publikoi momente nga dushi, teksa partnerja e tij i fërkonte kokën dhe i vendosi shkumë në faqe.

“A ki me e kqyr Champions league-n sivjet?”- pyeti Fero modelen, ndërsa ajo nisi të qeshë, pa e nxjerrë fytyrën në kamer.

Dhe që thoni ju ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë por paksa të çuditshme. Madje patriarkale fare, pasi duket se Arbenita ‘i merrka dorën’ Feros, mes të cilave edhe për daljen nëpër intervista.

Në një prononcim për “Vizioni i pasdites” reperi tha se nuk kemi për ta parë modelen nëpër intervista nëse s’do ai. Madje shtoi se edhe vetë nuk do e shohim më kurrë në intervista vetëm nëse do i jepnin një shumë të majme.

“Po është e vërtetë unë e ndaloj Arbenitën të dalë në intervista. Arbenitën nuk e shihni nëpër intervista, as nuk do ta shihni nëse unë nuk e shoh të arsyeshme. Dua me të tregu që edhe unë 2-3 muaj të tjerë, më intervista në jetë nuk bëj. Duhet të paguhem shumë shtrenjtë për me ardhë në intervistë”, u shpreh reperi Fero.