Në muajin maj Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, foton e të cilit e ka ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.
Megjithatë, bukuroshja preferon të vazhdojë ta mbajë të fshehtë portretin e babait të fëmijës së saj, teksa në rrjete sociale nuk mungojnë tashmë fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur.
Aktorja ka publikuar shpesh foto shumë të ëmbla, duke na kënaqur sytë, teksa na ka zbuluar se ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbë po i vjen fundi.
Mirëpo, bukuroshja na e ka mbajtur sekret gjininë e bebes duke na rritur kështu të gjithëve kuriozitetin.
Epo tashmë s’ka më sekrete. Kjo pasi motra e aktores ka treguar në një intervistë tek ‘Rudina’ se Olta do të bëhet nënë e një djali!
Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës. Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.
Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.