NUK MBAHET MË E FSHEHUR? Zbulohen metodat si të shpëtoni menjëherë nga gërhitja – AlpeGossip
NUK MBAHET MË E FSHEHUR? Zbulohen metodat si të shpëtoni menjëherë nga gërhitja

NUK MBAHET MË E FSHEHUR? Zbulohen metodat si të shpëtoni menjëherë nga gërhitja

Thuaji “stop” gërhitjes me këto metoda të thjeshta.

Gërhitja është një nga zakonet më irrituese në dhomën e gjumit.

Jo vetëm që ndikon në cilësinë e gjumit tuaj, por gjithashtu mund të bezdisë partnerin.

Pra, a ekziston një mënyrë për të ndaluar gërhitjen?

Dr. Andrew Thornber beson se ndryshimi i stilit të jetesës tuaj mund të jetë një ndihmë e madhe.

Ai zbuloi pesë mënyra për të ndaluar natyrshëm gërhitjen.

Shmangni alkoolin dhe pirjen e duhanit

Përpiquni të shmangni pijen (sidomos të tepërt) dhe duhanin.

Pasi ato irritojnë membranat në hundë dhe në fyt, gjë që çon në bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Humbni çdo peshë të tepërt

Nëse jeni mbi peshë, atëherë indet e qafës tuaj mund të bëhen të rënda dhe të çojnë në gërhitje.

Flini në anë

Shpesh gërhitja mund të rritet kur jeni të shtrirë në shpinë dhe gjuha juaj bie mbrapa dhe rrit rezistencën e rrugëve të frymëmarrjes.

Prandaj, përpiquni të shmangni gjumin në shpinë dhe merrni një zakon për të fjetur në anë.

Mbani të lagësht dhomën e gjumit

Ajri i thatë mund të bllokojë hundën dhe fytin. Ndaj lini një dritare të hapur.

Mbani pastër dhomën tuaj të gjumit

Gërhitja mund të vijë shpesh nga pluhuri dhe alergenet që gjenden në dhomën tuaj të gjumit.

Sigurohuni që të rregulloni dhomën tuaj të gjumit rregullisht (duke përfshirë qilima dhe perde), ndërroni çarçafët dhe jastëkët çdo javë dhe merrni jastëkë të rinj çdo dy vjet.